×
  • Lajme
  • Lajme / Procedura

    Çka parasheh ligji të ndodh me mjetet e sekuestruara në aksionin kundër grupit terrorist në veri?

    Reporteri
    26 Shtator 2023 | 18:48

    Qindra armë dhe pajisje përcjellëse u sekuestruan në aksionin kundër grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

    Por, çka parasheh ligji për to?

    Sipas Kodit të Procedurës Penale, armët hyjnë në kuadër të pasurisë e cila i nënshtrohet automatikisht konfiskimit, pa marrë parasysh përfundimin e procedurës penale.

    Fillimisht, ato duhet t’iu nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve të nevojshme forenzike.

    Pas përfundimit të procedurës penale, Prokurori i Shtetit mund të kërkojë nga Gjykata që armët të shfrytëzohen nga Policia e Kosovës për nevojat e veta dhe Gjykata mund ta lejojë këtë.

    Ndërsa mjetet motorike, paratë, telefonat etj, që janë sekuestruar, deri në fund të procedurës gjyqësore, do të menaxhohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.

    Nëse Gjykata konstaton fajësinë e të pandehurve dhe konfiskon asetet e sekuestruara, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, ajo mund të vendosë që këto asete të shiten, likuidohen apo t’i kalohen Qeverisë së Kosovës për shfrytëzim. /BetimipërDrejtësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!