×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Clinton dhe Albright dorë për dore në sheshin e Prishtinës

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 16:25

    Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, kanë ecur bashku në sheshin qendror të Prishtinës, ceremoni e quajtur kjo “Ecja e Lirisë”.


    Gjatë kësaj ecje, ajo që ka rënë në sy, është kujdesi i presidentit Clinton. Ai për asnjë moment nuk ia ka lëshuar dorën ish-sekretares Albright, duke treguar kujdes të jashtëzakonshëm për të, shkruan Express.

    Kujtojmë se sot u zbulua busti i ish-sekretares Albright në Prishtinë.

    Poashtu, Clinton e Albright kanë marrë pjesë në organizimin qendror të mbajtur në sheshin Skënderbeu në kryeqytet, ku kanë mbajtur edhe fjalime.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!