“Çlirim”.
Kështu e quajti kongresisti amerikan, Marlin Stutzman, kërkesën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për largimin e tarifës 10% ndaj mallrave me origjinë nga SHBA.
Kjo pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit prej 10 për qind për produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LIBERATION! 🇽🇰🤝🇺🇸 https://t.co/wZuedfdUKn
— Rep. Marlin Stutzman (@RepStutzman) April 3, 2025
Zyrtarë të Presidencës së Kosovës dhe të Qeverisë janë përplasur në rrjete sociale, pas njoftimit të presidentes Vjosa Osmani se ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kërkesa e presidentes Vjosa Osmani drejtuar Qeverisë për pezullimin e tarifave ndaj mallrave amerikane, është kritikuar ashpër nga Qeveria. Por, kjo është vlerësuar shumë nga kongresmenë amerikanë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.