×
  • Lajme
  • Lajme

    Çmimet e larta të energjisë, Rukiqi: Kjo qeverisje amatore, na ka hy thellë në xhep

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 18:32

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka përmendur tri arsyet pse Kosova ka çmime të larta të energjisë elektrike.

    Ai ka thënë se fajet për këtë i ka Qeveria Kurti, e cila nuk ka bërë asnjë investim në këtë fushë.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar se kjo qeverisje po i kushton qytetarëve të Kosovës.

    “1. Vonesat në remontet e termocentraleve, kanë shkaktuar rritje të importeve të paplanifikuara të energjisë elektrike. Importet e paplanifikuara, vijnë me çmime të larta. Faturën e paguajnë qytetarët, e fitimin e marrin ortakët e Martin Berishes. 2. Tenderat abuzues në KEK dhe kontratat e dyshimta për shitblerjen e energjisë elektrike. 3. 0 (zero) investime në kapacitete të reja për prodhim të energjisë elektrike. Refuzimi i termicentralit me gaz dhe dështimi i ankandit (4 herë rradhazi), për prodhim të energjisë nga burimet solare, janë treguesi më i mirë i paaftësisë në qeverisjen me sektorin e energjisë. Kjo qeverisje amatore, po na vjen me faturë të lartë. Na ka hy thellë në xhep”, ka shkruar Rukiqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!