×
  • Lajme
  • Lajme

    Çollaku: Kurti ka qenë kundër dialogut të Brukselit por doli të jetë prioriteti i vetëm i tij

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 22:01
    Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku

    Ish-shefi i Stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi — Bekim Çollaku, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti nuk është duke e bërë publike qasjen për procesin e dialogut me Serbinë.


    “Ishte retorikë e mirë e tij që e kemi parë shumë shpesh e që po e përsërit në Bruksel. Kurti ka qenë kundër dialogut të Brukselit sepse ka konsideruar se po i sjell dëme Kosovë. Doli se është prioritet i tij i vetëm në politikën e jashtme”, tha Çollaku.

    “Ai tha se dialogu duhet të zhvillohet në mes palësh të barabarta dhe kjo nuk është asgjë e re. Sa i përket dialogut nuk kemi dëgjuar asgjë konkrete nga Kurti për substancën, mënyrën dhe qasjen se çfarë do të diskutohet”, shtoi ai në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!