×
  • Lajme
  • Lajme

    Coronavirusi i merr jetën edhe një mjeku nga Malisheva

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 20:37

    Mjeku, Ramë Morina, nga komuna e Malishevës ka humbur betejën me COVID-19.


    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë, Salih Morina.

    Morina ka kujtuar mjekun si profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.

    Ky është njoftimi i tij i plotë:

    I pikëlluar për vdekjen e Doktorit të mirënjohur të Komunës së Malishevës, Ramë Morina.

    Doktori ishte një profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e Mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.

    Shprehë ngushëllimet e mija të sinqerta për familjen, miqtë, dhe gjithë ata që e njohën. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!