×
  • Lajme
  • Lajme

    COVID-19 në Kosovë: 279 raste ende aktive

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 23:55

    Nga 8 shkurti deri më 6 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.


    Prej tyre, pozitive kanë rezultuar 1.194 raste, ndërsa janë regjistruar 31 raste të vdekjes së pacientëve, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Ndërkaq, deri më sot janë shëruar 884 pacientë të prekur nga Covid-19.

    Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 279.

    Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

    Të shtunën janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 36 raste. Ndërkaq, janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!