×
  • Lajme
  • Lajme

    Covid ia merr jetën një 30 vjeçari në Prishtinë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 21:44

    Koronavirusi po merr edhe jetën e të rinjve. Sot në orët e pasdites ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 edhe një 30 vjeçar nga Prishtina.


    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë si pasojë e këtij virusi kanë vdekur 75 qytetarë.

    Në 24 orët e fundit sipas statistikave të IKSHP-së kanë vdekur 14 qytetarë dhe janë infektuar 2 mijë e 541 të tjerë.

    Aktualisht në Kosovë janë 23 mijë e 845 raste aktive./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!