Një serial shqip, prodhim kosovar i titulluar “Rrushe” i cili po transmetohet në televizionin shqiptar, Top Channel është “duke u përkthyer” në gjuhën shqipe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Titrat shfaqen në gjuhën standarde ndërkaq dialekti i personazheve është në gjuhën po ashtu shqipe por me dialekt kosovar.
Ky veprim i televizionit ka nxitur reagimin e gazetarëve dhe profesionistëve universitar.
Njëri prej tyre ishte edhe gazetari Ermal Mulosmani i cili me sarkazëm ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasim mes fjalëve të folura në film me përkthimit.
“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” , ka shkruar Mulosmani në Facebook.
Ndërsa profesori universitar, Rrahman Paçarizi, e ka quajtur “paragjykim e rast studimi” titrimin e filmit nga shqip në shqip./Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.