×
  • Lajme
  • Lajme

    Çun Lajçi ofendon keq Nexhemdin Spahiun: O torollak, dil përtej Urës në Ibër

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 9:07

    Aktori i njohur, Çun Lajçi ka reaguar ndaj analistit, Nexhmedin Spahiu, lidhur me idenë për mini-shengenin Ballkanin.


    Sipas tij, analisti nga Mitrovica duhet të merr mësim dhe mos t’i ofendojë gjithë kosovarët.

    “Të bien mirë me dalë pak përtej Urës e me i la sytë në Ibër se keq t’u paska turbullua mendja! Se qielli mundet m’u rrotullua mbi Ty, por jo m’u ulë Vuçiçi në tryezë me miliona kosovar, pa i pranua krimet e pa i njohtë kufijtë”, ka thënë ai.

    Reagimi i plotë:

    Nexhmedin Spahiu

    – a din çka fole sonte?

    Veç unë jam IDIOT, por jo 2 milion shqiptar e nji ASHAK që e kundërshtojnë idenë e Edi Ramës për Minishengen, o tarallak!

    Për kend po punojke ti ore?

    *E kafshove keq gjuhën tande sonte, tue e ba nji Kosovë IDIOTA e t’çmendun, për t’i dalë krah Edi shallvarës e Vuçiçit.

    Avokati i cilit je prej këty dyvet?

    *T’bjen mirë me dalë pak përtej Urës e me i la sytë n’Ibër,se keq t’u paska turbullua mendja!

    *Se qielli mundet m’u rrotullua mbi Ty, por jo m’u ulë Vuçiçi n’tryezë me miliona kosovar, pa i pranua krimet e pa i njoftë kufijtë!

    A more vesh!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!