×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiç: Kurti i shmanget çdo marrëveshje që s’ka njohje

    Reporteri
    26 Dhjetor 2022 | 11:03

    Janë dy gjëra të cilave Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shmanget, pretendon ministri serb i jashtëm Ivica Daçiç. “Njëra është formimi i Asociacionit dhe e dyta të mënjanojë çfarëdo marrëveshje që s’ka njohje të Kosovës”, i tha ai televizioni serb “Happy”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Qëllimi i çdo gjëje që bën ai është njohja e Kosovës”, tha Daçiç, duke vazhduar të shtojë pretendimin e kahershëm të tij se “për sa kohë Kurti është në pushtet s’do të ketë paqe”.

    “Sot, të gjithë kanë harruar, edhe komuniteti ndërkombëtar, se si e tëra ka nisur. Njëherë s’u lejua referendumim, pastaj zgjedhjes, tabelat, taksa. Vazhdimisht krijimi i incidenteve të reja për të parandaluar shkuarjen para, dhe mirremi me zjarre të vjetra”, ka thënë ai.

    Daçiç beson se sa i përket njohjeve të reja Kosova nuk ka “asnjë strategji” dhe se, sipa stij, edhe Kosova e kupton këtë.

    “Njohja e fundit ishte nga Izraeli. Izraeli nuk ka pasur pse ta bëjë këtë, por pa vetëm interesin e saj. Si një indikator që politika e pranueshmërisë së ndërsjellë e pavarësisë së  tyre në botë është e pasuksesshme”, tha ai.

    Daçiç pretendon gjithashtu se gjer më sot rreth 27 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, derisa edhe deklaron se ka shtuar angazhimet e tij në fushatën për çnjohje edhe të mëtejme./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!