×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiç: Luftojmë që Kosova të mos anëtarësohet në KiE

    Reporteri
    01 Dhjetor 2022 | 15:27
    Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiç

    Serbia s’e lejon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, së paku jo pa një betejë, ka thënë Ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiç, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Daçiç pas takimit me homologun islandez të tij, Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir, shtet ky i cili do të merr presidencën e KiE-së që nga viti ardhshëm, ka thënë se “e paralajmërova për kompleksitetin e anëtarësimit të Prishtinës në Këshill të Evropës”.

    Anëtarësimin e Kosovës në KiE, Daçiç e quajti “shkatërrim të parimeve” të cilat përdoren ndaj integritetit territorial të Ukrainës.

    Mes tjerash, Daçiç dha edhe një krahasim kontraverz për rajonet e pushtuara të Ukrainës dhe Krimesë me Kosovën, shkruan Reporteri.net.

    “Jam i gatshëm të duartrokas kur në samit thuhet se Krimea dhe Donjetsku janë pjesë të Ukrainës”, por, vazhdoi ai, “do të them se Kosova është Serbi, por s’jam i sigurt që do të marr duartrokitje”.

    “Kjo flet shumë standardet e dyfishta”, ka thënë ai për agjencinë serbet të lajmeve Tanjug./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!