×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiç: Serbia e përkushtuar të bashkëpunojë me UNMIK-un

    Reporteri
    13 Dhjetor 2022 | 15:13
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç dhe Shefja e UNMIK-ut, Karoline Zijade

    Si mision UNMIK-ut ka kohë që i ka skaduar koha dhe çështja e shuarjes së saj është kërkesë jo vetëm e Kosovës, por edhe e tri Anëtarëve të Përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Megjithatë, në një bisedë telefonike me Shefen e misionit tejskaduar të UNMIK-ut, Karolina Zijade, kryediplomati serb, Ivica Daçiç, vlerëson se vazhdimi i ekzistencës së këtij misioni në Kosovë përbën “ruajtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

    Sipas një komunikate të lëshuar për media, shefja e misionit të shpenzuar të UNMIK-ut “e falënderoi Serbinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e hapur me misionin e UNMIK-ut”.

    Daçiç është shprehur se për Serbinë, “OKB është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare në kontekstin e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit”, derisa shtoi se Serbia “është e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin me UNMIK-un”.

    Mes tjerash, kryediplomati serb tha se janë të përkushtuar “për arritje e zjidhjeve përmes kompromisit për shumë çështje jetike në Kosovë” duke kërkuar edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    UNMIK-u vazhdon të mbetet për shkak se Federata Ruse dhe Kina vazhdojnë të insistojnë në Rezolutën 12/44 të vitit 1999, pavarësisht thirrjeve të çdogjashtëmuajshme për shuarjen e saj.

    ShBA dhe MB, në raportimin e fundit të këtij misioni në Këshill të Sigurimit e kanë quajtur “shpenzim kot parash”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!