Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se atij nuk do t’i duhet të flasë më për tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sepse siç tha ai “pavarësia e Kosovës” tashmë ka vdekur, shkruajnë mediat serbe, transmeton Reporteri.net.
“Nuk po tallem, po flas me të vërtetë, disponimi është i tillë. Ata nuk do të tërhiqeshin nga kandidimi në Interpol po të mos ishte situata e tillë”, u shpreh Daçiq gjatë një vizite në Panairin e Mediave në Beograd.
Ndër të tjera, ai u shpreh se Kosova “nuk mund të shkojë më askund ku është e nevojshme një shumicë prej dy të tretave dhe ku vendet evropiane nuk pyeten”.
Duke folur për raportin e Bashkimit Evropian dhe shoqatave botërore ndaj çështjes së Kosovës, Daçiqi tha se kur tek ai të vijë ambasadori i Britanisë së Madhe, ai do ta vë flamurin e Republikës Serbe dhe do të shohë nëse Ambasadori do të ulet pran tij. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.