Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar pas vendimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve të Serbisë.
Daçiq ka qenë shumë i ashpër në reagimin e tij, ku ka thënë se kjo është një shuplakë jo vetëm mbi Beogradin por edhe mbi tërë bashkësinë ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net.
“Vendimi i Prishtinës për tu ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë në Kosovë është një masë e paprecedent dhe një tjetër shuplakë, jo mbi Beogradin por mbi të gjithë Bashkimin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare, të cilët pa mëdyshje heshtin mbi shkeljen e të gjitha normave të civilizimit që janë praktikuar nga Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi për vite me radhë”, është shprehur ndër të tjera ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq.
Daçiq vazhdon të mbrojë skenarin e “krizës humanitare” në veri, ku sipas tij njerëzit kanë mbetur pa ushqim dhe ilaçe.
“Meqenëse njerëzit tanë në Kosovë kanë mbetur pa ilaçe dhe bukë, duke mbrojtur tarifat e tyre të çmendura, ky ndalim praktikisht dëshiron ta izolojë atë më shumë nga çdo ndikim i Beogradit”, u shpreh tha Daçiq për “Novosti”. /Reporteri.net