Dialogu Kosovë-Serbi është bërë temë diskutimi pasi kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, tha që nuk është një ndër prioritetet e tij.
Kjo deklaratë është komentuar edhe nga shteti fqinjë, Serbia, shkruan lajmi.net.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ka thënë ai në PinkTV.
Sipas tij kjo sepse për ta do të thotë që Serbia ta njohë Kosovën.
Mes tjerash ai ka thënë se cfarë lloj dialogu është ai, nëse ata nuk e njohin Marrëveshjen e Brukselit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.