×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiq: Veriu s’mund të jetë nën sovranitetin e Kosovës edhe fund

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 22:34

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë thotë se Veriu i Kosovës nuk mund të mbetet nën udhëheqjen e Prishtinës dhe këtu merr fund çdo gjë.


    Sipas Daciqit, cështja e Kosovës zgjidhet nëse bashkësia ndërkombëtare ‘pajtohen me zgjidhjen’.

    “Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe kjo është fundi”, tha Daçiq në një deklaratë për transmetimin “Stav” të O2.TV, transmeton Express.

    Ai ka thënë se për këtë flet që një dekadë dhe e konsideron zgjidhjeve e vetme konkrete që nuk shkakton dëme.

    “Nëse bashkësia ndërkombëtare pajtohet që çështja e Kosovës duhet të mbyllet si një problem që gjeneron paqëndrueshmëri të vazhdueshme, mendoj se kjo çështje do të zgjidhet,” tha kreydiplomati serb.

    Megjithatë, ai e pranon se problemi kyç është se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare nuk pajtohen për këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!