×
  • Lajme
  • Lajme

    Daka: Jemi lodhur nga përsëritja e rinumërimit

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 8:01

    Shefja e KQZ-së, Valdete Daka thotës se subjektet politike duhet t’i respektojnë rregullat e QNR-së.


    Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke iu përmbajtur rregullave dhe procedurave të kësaj qendre, të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik.

    “Subjektet politike duhet t’i respektojnë rregullat e QNR-së. Jemi lodhë nga përsëritja e rinumërimit. Si duket në dhjetor do të certifikohen rezultatet”, ka thënë Daka.

    Daka ka bërë të ditur se çdo cenim i procedurave dhe rregullave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve është në kundërshtim me deklaratën e vëzhguesit të nënshkruar prej tyre si dhe në kundërshtim me ligjin. Kryetarja e KQZ-së ka thënë se është e nevojshme që sa më shpejtë të bëhet reforma zgjedhore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!