Në njërën prej rrugëve të Vushtrrisë, të martës mbrëma rreth orës 23:00, dy persona tentuan ta rrëmbenin një 11 vjeçar. Megjithatë, atyre u dështoi plani, dhe i mituri arriti të largohej.
Familjarët e të miturit, për arsye të sigurie, deshën të mbesin anonim por prapa kamerës të ATV-së, ata thanë se në momentin e ngjarjes, ata ishin në ballkonin e banesës kur dëgjuan thirrjet e të birit.
Babai, F.K, deklaroi se nuk ka asnjë problem me askënd, andaj nuk ka asnjë person ne te cilin dyshon. Tutje shtoi se djaloshi ka pësuar traumë dhe se ende nuk është qetësuar.
Fqinjët e kësaj familje, thanë se zona në të cilën banojnë është kryesisht e sigurt dhe kjo ngjarje ishte e para e kësaj natyre.
Pa dhënë shumë detaje, rastin e ka konfirmuar edhe Policia. Në përgjigjen e dhënë ATV-së, Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
” Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lagjen ku banon para hyrjes së objektit dy persona të maskuar kanë tentuar që t’ia rrëmbejnë djalin e tij (moshë-11 vjeç), por nuk ia kanë arritur, dhe të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, djali nuk ka nevojë për tretman mjekësor pasi gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Nuk dihet motivi i rastit. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.