×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin fotografi të reja: Sfeqla, Abrashi e Gjini në tavolinë me Gjuriqin

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 19:01

    Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në SHBA, ka dhënë sqarime rreth takimit të zhvilluar në Tiranë, ku anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.


    CIG njofton përmes një deklarate se ishte organizator i një tryezë të rrumbullakët dy-ditore në Tiranë, Shqipëri, gjatë datave 7-9 dhjetor, ku marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    OJQ-ja, selia e të cilës është në ShBA, ka publikuar fotografi nga tryeza e rrumbullakët në të cilën po marrin pjesë përfaqësues të partive politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    “Në diskutim adresohen sfidat e rajonit përgjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE, si dhe roli i partive politike në zbatimin e reformave demokratike. CIG mbështet iniciativa të ngjashme në rajon për më shumë se një dekadë”, thotë CIG, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se lidhur me foton ku Sfeqla u pa me Gjuriqin ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje e cila ka thënë se nuk është takimi këtyre dyve, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

    Njoftimi i plotë i Këshillit për Qeverisje Përfshirëse:

    Këshilli për Qeverisje Përfshirëse: Ne jemi organizatorët e Konferencës në Tiranë

    Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në SHBA, organizon një tryezë të rrumbullakët dy-ditore në Tiranë, Shqipëri, gjatë datave 7-9 dhjetor, ku marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

    Në diskutime adresohen sfidat e rajonit për gjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE, si dhe rolit të partive politik në zbatimin e reformave demokratike.

    CIG mbështet iniciativat e ngjashme në rajon për më shumë se një dekadë.

    Mbështetësi kryesor i CIG është Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, ndërsa ky projekt rajonal mbështetet edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

    Ky është takimi i dytë i CIG.

    Takimi i pare i këtij lloji është mbajtur në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 19-20 tetor 2019.

    Pjesëmarrës e takimit në Tiranë janë:

    Këshilli për Qeverisje Përfshirëse:

    Alex Roinishvili Grigorev, President, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA

    Shpetim Gashi, Nënkryetar, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA

    Jeta Loshaj, Kashkëpunëtore, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Kosovë

    Kosovë:

    Arban Abrashi, Anëtar i Kryesisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosovë

    Ardian Gjini, Nënkryetar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kosovë

    Xhelal Svecla, Anëtar i Kryësisë, Lëvizja Vetëvendosje, Kosovë

    Serbi:

    Marko Djuric, Nënkryetar, Partia Progresive Serbe, Serbi

    Natasa Gacesa, Sekretare ndërkombëtar, Partia Socialiste e Serbisë, Serbi

    Aleksandra Jerkov, Nënkryetare, Partia Demokratike, Serbi

    Igor Novakovic, Bashkëpunëtor, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Serbi

    Bosnjë dhe Hercegovinë:

    Damir Masic, Anëtar, Kryesi, Partia Socialdemokrate, Bosnë&Hercegovinë

    Dusan Petrovic, Anetar, Bordi Drejtues, Lidhja e Social-DemokratevetePavarur, Bosnje dhe Hercegovinë

    Haris Plakalo, Anëtar, Partia e Veprimit Demokratik, Bosnj edhe Hercegovinë

    Shqipëri:

    Belind Kellici, Kryetar i Forumit Rinor dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, Tiranë

    Teuta Vodo, Sekretare Ndërkombëtare, Partia Socialiste e Shqipërisë, Shqipëri

    Maqedoni e Veriut:

    Damjan Manchevski, Anëtar, Bordi Qendror, Unioni Social-Demokratik i Maqedonisë së Veriut

    Timco Mucunski, Sekretar Ndërkombëtar, Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase, Maqedoni e Veriut

    Mali i Zi:

    Ivan Vujovic, Sekretari Përgjithshëm, Partia Socialdemokrate e Malit të Zi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!