×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin rezultatet e testeve të 40 personave që patën kontakt me 20 të infektuarit në Prishtinë

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 21:52

    Pasi kanë rezultuar pozitiv 20 persona nga Prishtina, pastaj janë testuar rreth 40 kontakte të tyre me çrastë edhe kanë dalë të gjithë negativ.


    Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili edhe u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, shkruan Reporteri.net

    “Lajm i mirë:Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative. Vazhdoni me qëndru në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti.

    Ndërkaq, Prishtina edhe zyrtarisht sot në orën 17:00, ka hyrë në karantinë.

    Kjo si mënyrë për të luftuar sa më shumë coronavirusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!