×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i MAShT-it

    Dalin rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 17:05

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë, i cili u mbajt më 27 qershor.

    “Pas gjenerimit të të dhënave, MASHTI njofton se, arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9.1%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa Arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8” thuhet në njoftimin e MASHTI-së.

    MASHTI-ja gjithashtu njofton se afati i ankesave është tri dritë, nga data 8 deri më 10 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!