Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka shpenzuar 1 milionë e 734 mijë e 872 euro e 59 cent për tre muajt e parë të vitit 2025.
Këto të dhëna janë publikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka bërë publik raportet e shpenzimeve të tremujorit (janar – mars 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe, më 9 shkurt janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Nga këto para, Vetëvendosje ka deklaruar se 271 mijë e 878 euro janë shpenzuar për pagat e punëtorëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Për mallra dhe shërbime kjo parti për tre muaj ka paguar 1 milionë e 448 mijë e 42 euro e 59 cent.
Po ashtu Vetëvendosje ka publikuar edhe listën e donatorëve të saj.
Në këtë raport mund t’i gjeni të gjitha shpenzimet e Vetëvendosjes:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.