×
  • Lajme
  • Lajme / Aktakuza

    Damka dyshohet se dëmtoi mbi 1 milionë Euro buxhetin e shtetit për përfitim financiar të organizatës së themeluar nga deputetja e VV-së

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 16:44

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë sot ndaj Fikrim Damkës, Ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal. Aktakuza ndaj tij është ngritur për keqpërdorim të detyrë apo autoritetit zyrtar.

    Damka, dhe sekretari i përgjithshëm i MZHR-së, Besim Kamberaj, i cili në kohën kur dyshohet se u krye vepra penale ishte ushtrues i detyrës, po akuzohen për tejakalim kompetencash ligjore me qëllim të përfitimit të dobësisë pasurore për dy organizata jo qeveritare, “Caritas Zviceran” dhe “Germin”. Kjo e fundit është themeluar nga deputetja e Vetëvendosjes, Liza Gashi, e cila është edhe zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Se Gashi është themeluese dhe ka drejtuar një kohë këtë OJQ, kjo figuron edhe në biografinë e publikuar në webfaqen e MPJD’së.

    “Ajo është themeluese dhe ish-drejtoreshë ekzekutive e GERMIN-it, një organizatë joqeveritare rajonale udhëheqëse që specializohet në angazhimin e komuniteteve të diasporës për të avancuar zhvillimin dhe demokratizimin e vendeve të tyre të origjinës”, thuhet në biografinë e saj.

    Sipas Prokurorisë, Dama dhe Kamberaj kanë dëmtuar kështu buxhetin e shtetit për mbi 1 milion euro, gjatë periudhës nga 16 gushti i vitit 2021 e deri më 24 mars të vitit 2022.

    “Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike”, pretendon Prokuroria.

    Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv./Reporteri.net

    Aktakuzë ndaj Ministrit Fikrim Damka, bashkë me Sekretarin e MZHR-së dyshohen se dëmtuan mbi 1 milion euro buxhetin e shtetit

    Lajmi në Zhvillim
    Reagon Liza Gashi: Nuk jam subjekt as palë në aktakuzën ndaj Ministrit Damka
    4 Korrik, 2025 - 19:41

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, njëherësh zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme ka thënë se nuk është subjekt e as palë në aktakuzën ndaj ministrit Fikrim Damka.

    Ajo ka reaguar në redaksinë e gazetës online Reporteri.net në lidhje me publikimin e artikullit: “Damka dyshohet se dëmtoi mbi 1 milionë Euro buxhetin e shtetit për përfitim financiar të organizatës së themeluar nga deputetja e VV-së”, që ka të bëjë me ngritjen e aktakuzës ndaj Ministrit Fikrim Damka, dhe sekretarit të përgjithshëm të MZHR-së, Besim Kamberaj, të cilët po akuzohen nga Prokuroria Speciale për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Për të shmangur çdo keqkuptim: Unë, Liza Gashi, nuk jam subjekt dhe as palë në asnjë proces gjyqësor që ka të bëjë me këtë çështje. Që nga viti 2020, nuk kam ushtruar asnjë funksion apo rol në organizatën GERMIN, në asnjë kapacitet. Po ashtu, nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë memorandumi të nënshkruar me CARITAS-in, as në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, as si Zëvendësministre dhe as në ndonjë kapacitet tjetër. Për këtë arsye, kërkoj që ky lajm i pavërtetë të demantohet menjëherë dhe të bëhet një kërkim-falje publike dhe largohet foto ime nga dizajni juaj“, thuhet në reagimin e Gashit të ardhur në e-mail adresën e gazetës online Reporteri.net.

    Artikulli në fjalë, në asnjë rast nuk pretendon se Gashi është subjekt i aktakuzës, por vetëm shpërfaq faktin se zv. Ministrja në detyrë është themeluese dhe ka qenë ish-drejtoreshë ekzekutive e njërës prej organizatave që dyshohet se kanë përfituar jashtëligjshëm nga buxheti i shtetit, përmes Ministrit Damka dhe Sekretarit Kamberaj.

    Dy organizatat që dyshohet së kanë përfituar nga të akuzuarit, sipas Prokurorisë Speciale, kanë përfituar mbi 1 milionë Euro nga buxhetit i shtetit.

    Në fund të reagimit, Liza Gashi paralajmëron se në rast se mediumi nuk plotëson kërkesën e saj “në të kundërtën, kam autorizuar avokatin tim të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e dinjitetit dhe imazhit tim“.

    Reagimi i plotë:

    Përshëndetje redaksi e Reporterit,

    Për të shmangur çdo keqkuptim: Unë, Liza Gashi, nuk jam subjekt dhe as palë në asnjë proces gjyqësor që ka të bëjë me këtë çështje.

    Që nga viti 2020, nuk kam ushtruar asnjë funksion apo rol në organizatën GERMIN, në asnjë kapacitet. Po ashtu, nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë memorandumi të nënshkruar me CARITAS-in, as në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, as si Zëvendësministre dhe as në ndonjë kapacitet tjetër.

    Për këtë arsye, kërkoj që ky lajm i pavërtetë të demantohet menjëherë dhe të bëhet një kërkim-falje publike dhe largohet foto ime nga dizajni juaj: https://reporteri.net/lajme/damka-dyshohet-se-demtoi-mbi-1-milione-euro-buxhetin-e-shtetit-per-perfitim-financiar-te-organizates-se-themeluar-nga-deputetja-e-vv-se/

    Në të kundërtën, kam autorizuar avokatin tim të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e dinjitetit dhe imazhit tim.

    Ju faleminderit për mirëkuptimin,
    Liza Gashi

    Shpërndaje:
    Aktakuzë ndaj Ministrit Fikrim Damka, bashkë me Sekretarin e MZHR-së dyshohen se dëmtuan mbi 1 milion euro buxhetin e shtetit
    4 Korrik, 2025 - 16:10

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Reporteri.net.

    Aktakuza është ngritur edhe ndaj sekretarit të përgjithshëm të MZHR-së, Besim Kamberaj, i cili në kohën kur dyshohet se u krye vepra penale ishte ushtrues i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie. Ata akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran” dhe se kështu kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 1 milion euro.

    “Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike….Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë, 04 Korrik 2025– Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.D. dhe B.K. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    F.D., në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, dhe B.K., në cilësinë e ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran”.

    Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike.

    Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 1,040,000 euro.

    Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!