×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Damka flet pasi iu ngrit aktakuza: S’kam marrë ende asnjë ftesë nga gjykata

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 11:05

    Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga gjykata pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    “Së pari, unë si ministër i Zhvillimit Rajonal në detyrë, nuk e kam marrë asnj ftesë prej asnjë gjykate në Kosovë, ashtu që nuk muj me e komentu pasi që nuk e kemi lexu aktakuzën”, ka thënë Damka për mediat në Kosovë.

    “Kur të lexojmë aktakuzën, kur të thirret prej gjykatave, do të paraqesim me plot vullnetin në Gjykatë dhe jam i bindur se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore, asnjë keqpërdorim, asnjë cent i Republikës së Kosovës, por është shqetësuese të elaborohet prej mediave ose prej një partie e opozitës, cili ëshë leaboruar dosjen që ende nuk e kemi ne, por faktet edhe dëshmitë do t’i paraqesim në Gjykatë”.

    Kujtojmë s eProkuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, shkruan Reporteri.net.

    Aktakuza është ngritur edhe ndaj sekretarit të përgjithshëm të MZHR-së, Besim Kamberaj, i cili në kohën kur dyshohet se u krye vepra penale ishte ushtrues i detyrës së sekretarit të kësaj ministrie. Ata akuzohen se, nga data 16.08.2021 deri më 24.03.2022, kanë tejkaluar kompetencat e tyre ligjore me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për dy organizata joqeveritare, “Germin” dhe “Caritas Zviceran” dhe se kështu kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 1 milion euro.

    “Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike….Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv, pasi vetëm me këto lloje dënimesh do të arrihet qëllimi i paraparë me nenin 38 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe ndaj tyre të shqiptohet dënim me gjobë dhe dënim me burgim efektiv. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!