Dardan Krivaqa është shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit. I njëjti është dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Vendimi është shpallur sot nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Fajtor për bashkëpjesëmarrje në “vrasje të rëndë”, është shpallur edhe i akuzuari tjetër Arbër Sejdiu.
Të dy janë liruar nga akuza për veprën penale të dhunimit.
Ndërkaq, i akuzuari tjetër Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim.
Në dënimin e shqiptuar të dyve do t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, tha që familja është është e shqetësuar lidhur me dënimin me 15 vjet burgim për të akuzuarin e dytë.
Ata thanë se do ta apelojnë këtë vendim, pasi sipas tyre edhe Sejdiu, po njëjtë si Krivaqa meriton burgim të përjetshëm.
Vrasja e Marigona Osmanit konsiderohet si një nga më të rëndat që nga paslufta në Kosovë.
Ajo ishte 18-vjeçare kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.