×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca gjyqësore

    Dardan Krivaqa pretendon se ai dhe Marigona Osmani kanë qenë përdorues të narkotikëve

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 11:07

    Dardan Krivaqa, i akuzuari kryesor për vrasjen makabre të 18-vjeçares, Marigona Osmani, gjatë seancës së sotme gjyqësore ka deklaruar se ai dhe e ndjera kanë qenë përdorues të substancave narkotike.

    Krivaqa ka pretenduar se 18-vjeçarja ka qenë përdoruese edhe para se të njoftohej me të.

    Unë dhe Marigona e ndjera kemi qenë përdorues të drogës. E ndjera ka qenë përdoruese edhe para se të njoftohej me mua, edhe unë gjithashtu. Ndërsa prej ditës së parë që jemi lidhur, dytë kemi qenë përdorues të drogës të llojeve; Kremit, kokainës, ekstazi, speed, marihuanë, hashash, xanax, tramadol, po ashtu kemi qenë edhe përdorues të alkoolit”, ka deklaruar ai.

    Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim. Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

    Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

    18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!