×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Krivaqës i përkeqësohet gjendja shëndetësore, ndërpritet seanca për caktimin e paraburgimit

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 11:20

    Dardan Krivaqa, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vrasje e rëndë’,  është sjellë në Gjykatën e Ferizajt për t`u përballur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.


    Mirëpo, të njëjtit raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

    “Betimi për Drejtësi” raporton se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit.

    I njëjti ende nuk është shoqëruar për në emergjencë, por nga ekipet mjekësore është duke marrë ndihmën e parë.

    Dardan Krivaqa po dyshohet për vrasjen e rëndë të tani të ndjerës, M.O.

    Ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!