×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Molliqaj fakton sot se “Glauk Konjufca ka qenë SHIK”

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 8:47

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, javën e kaluar kishte paralajmëruar se faktet që Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut, do t’i prezantojë gjatë seancës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës. 


    Të njëjtën gjë e përmendi edhe mbrëmë, ku sërish premtoi që do të shpalos fakte se ish-bashkëpartiaku ishte pjesë e SHIK-ut, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë temë, vetë Konjufca ka folur duke ironizuar dhe duke e akuzuar Molliqajn për afërsi me PDK.

    Ndërkohë, krerët e SHIK-ut nuk kanë pranuar të flasin lidhur me temën në fjalë. Kadri Veseli duke mos dhënë përgjigje konkrete, pati thënë se, edhe nëse ka qenë, ajo ka qenë punë patriotike.

    Ndryshe, sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku jashtë rendit të ditës, Molliqaj ka premtuar do të shfaqë faktet për Konjufcën./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!