Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, edhe pse nuk lë paraqitje pa kritikuar kreun e VV-së, Albin Kurti, megjithatë ka një përbashkët me të.
Shkaurja e zgjedhje të reja është ajo që i bashkon ish-shokët e idealit.
Molliqaj e tha edhe të hënën mbrëma se është pro shkuarjes në zgjedhje të reja dhe se kështu do të ndodhë nëse nuk zgjidhet Presidenti.
“Nëse nuk ka zgjedhje të Presidentit, vendi shkon në zgjedhje të reja. Zgjedhjet janë rruga e duhur, dhe çdo koalicion duhet t’i nënshtrohet vullnetit qytetarë”, ka thënë Molliqaj në Kanal 10.
Ai ka thënë se nëse zgjedhjet janë të menjëhershme, me shumë gjasa nuk do të marrin pjesë në këtë zgjedhje.
“Në rrethanën aktuale në zgjedhjet e shpejta nuk marrim pjesë sa për të siguruar një, dy apo tre deputetë. Nuk jemi në politikë sa për të qenë dikush deputet apo ministër”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.