Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka uruar subjektin që fiton këtë garë.
Sejdiu në Facebook ka falënderuar qytetarët për dalje masive në këto zgjedhje, pasi siç thotë ai kjo dalje e madhe jep verdiktin më të saktë në demokraci.
Ndonëse ende janë duke u numëruar votat nga Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, ai ka uruar subjektin që e fiton këtë garë cilido që është ai.
“Të dashur qytetarë, Ju faleminderit për daljen masive për të votuar. Kjo dalje kaq e madhe jep verdiktin më të saktë në demokraci. Uroj subjektin që fiton këtë garë, cilido që është ai. Rezultati i koalicionit tonë si dhe rezultatet e kandidatëve individual do t’i presim deri në certifikim nga KQZ-ja. Prej asaj që kemi parë deri tash, ky proces zgjedhor ka qenë shembull për çdo demokraci, lajm tepër i mirë për Kosovën. Urime Kosovë”, ka shkruar Sejdiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.