Shpërthimet e bombolave të gazit dhe humbja e jetëve të njerëzve në Kosovë janë bërë të shpeshta.
Shkaqet janë të ndryshme por kryesoja është përdorimi i bombolave të vjetra të gazit, pa certifikatat e duhura të sigurisë dhe në mungesë të kontrolleve nga shteti.
Rasti i fundit në Mitrovicë, ku pësoi një familje 14 anëtarëshe nga shpërthimi i bombolës së gazit, ka nxitur që shumë familje, e në veçanti industria e gastronomisë që punon më gaz t’i kthej sytë nga siguria më e madhe.
Së fundi, në tregun e Kosovës kanë hyrë bombola gazi numëri 1 në botë për siguri të prodhuesit të njohur norvegjez, Hexagon Ragasco.
Kompania kosovare DARN Group është përfaqësuese e autorizuar për Kosovë duke qenë avangarde e transformimit të biznesit të gazit, me standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe praktika të qëndrueshme.
Angazhimi i Grupit DARN për të ofruar cilindra të gazit të sigurt, të certifikuar dhe të autorizuar nga Ministria e Ekonomisë, ka vendosur jo vetëm referenca të reja në këtë industri në Kosovë, por gjithashtu ka instaluar një ndjenjë besimi dhe besueshmërie te klientët duke ofruar boca gazi që nuk shpërthejnë as në zjarr.
Për një kohë të shkurtër, mbi 500 biznese të gastronomisë dhe në amvisëri operojnë me bocat e sigurta Hexagon që janë të lehta të përdoren, nuk shpërthejnë, janë transparente ku shihet sasia e gazit dhe me një jetëgjatësi 120 vjet.
Hap drejt Sigurisë dhe Çertifikimit
Çdo bocë e Hexagon është produkt i një inxhinierie të kujdesshme dhe sigurisë së cilësisë, në përputhje me rregulloret lokale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Përputhja e DARNG GROUP me këto standarde të rrepta është çertifikuar nga Ministria e Ekonomisë, duke lëshuar autorizimin e nevojshëm për të operuar në këtë fushë në krejt tregun e Kosovës.
Të gjithë përdoruesit e bocave Hexagon në Kosovë tani kanë qasje në produkte të cilave mund t’iu besojnë, duke ditur se siguria e tyre nuk është komprometuar. Ky ndryshim jo vetëm që ka ngritur standardin e jetesës, por ka zvogëluar koston e përditeshme si dhe ka nxitur edhe një qasje më të ndërgjegjshme mjedisore ndaj konsumit të energjisë.