×
  • Lajme
  • Lajme / Krijimi i insitucioneve

    Data e seancës konstituive të Kuvendit të ri pritet të bëhet e ditur sot

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 13:12

    Sot pritet të publikohet dekreti për seancën konstituive të Kuvendit Kosovës.

    Kështu ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

    “Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai.

    Të enjten e 27 marsit u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur edhe filloi rrjedha e afatit 30 ditor për mbajtjen e seancës konsitutive.

    Sipas rezultatit përfundimtar, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind.

    E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190 mijë vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170 mijë vota, apo 18.27 për qind.

    Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe Lista Serbe ka siguruar mbi 39 mijë vota apo 4.26 për qind.

    Sipas rezultateve, VV-së i takojnë 48 ulëse në Kuvend, PDK-së 24, ndërsa LDK-së 20 ulëse, AAK-NISMA me 8 deputetë dhe Lista Serbe 9 sosh./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!