Shef i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, njëherësh ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas kërkesës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të hapen arkivat e UÇK-së.
“UÇK është transparente dhe s’ka çka mshefë në arkiva, aty është vetëm e vërteta e luftës sonë çlirimtare. Autostradat e Serbisë mbi eshtrat e qytetarëve shqiptarë të vrarë nga serbët, janë arkivi i turpit shtetëror millosheviqian”, ka shkruar Haradinaj.
Dje pas takimit në Bruksel presidenti serb Vuçiq ka thënë dje, se është folur për të pagjeturit, të zhvendosurit dhe për ekonominë.
“Ne kemi qenë të gatshëm të pranojmë çdo lloj të dialogut”, ka thënë Vuçiq pas takimit me kryeministrin e Kosovës. Ne kemi thënë se Serbia nuk do të mbrojë askënd dhe se jemi të gatshëm të përgjigjemi në secilën kërkesë të shqiptarëve. Nëse duan të tregojnë në hartë që ka vendvarrim të shqiptarëve, ne do të tregojmë se a ka në atë vend ndonjë gjë apo jo. Këtë të drejtë e kemi kërkuar edhe ne prej tyre. Pasi ne deri më tani nuk kemi pasur qasje në vendet si Koshare”, ka theksuar Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.