×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj ka një arsyetim për punësimet dhe disa fjalë për Thaçin

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 22:13

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për çështjen e punësimeve të militantëve nëpër institucioneve, për çka kjo parti dhe NISMA janë akuzuar javëve të fundit se po i rehatojnë familjarët dhe njerëzit e tyre të partisë.


    Ai ka thënë se pasi që partia e tij është kthyer në Qeveri ka pasur një presion të madh nga njerëzit e saj për t’i punësuar, por nuk sheh dëm të madh punësimin e njerëzve të partisë.
    “Nuk mendoj se gjithë Kosova është dëmtuar pse janë punësuar 100 persona nga AAK-ja. Nuk ka ndonjë dëm të theksuar”, tha Haradinaj.

    Ai ka thënë se gjatë këtyre 15 viteve ka pasur shumë persona që kanë mbaruar universitete prestigjioze, por nuk u është dhënë mundësia për punësim.

    “Askush nuk po i prezanton CV-të e këtyre të punësuarve. Ka pasur njerëz që kanë mbaruar universitet amerikan, kanë qenë krye menaxher të bankave, kanë qenë prorektorë, sot atyre po u pamundësoka të punësohen?”, ka deklaruar Haradinaj në Dukagjin.

    Daut Haradinaj ka folur edhe për presidentin aktual.

    “Hashim Thaçi nuk është ani- Kosovë”, tha Haradinaj.

    Ndërsa lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve, tha se kundërshtojnë fuqishëm një ide të tillë, duke thënë se po luhet edhe me ndjenjat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!