Sot gjatë ditës se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj u raportua se u ndalua në Vjenë, bazuar në fletëarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.
Por, këtë lajm e ka mohuar vet Daut Haradinaj, ndërsa bën të ditur se ka pasur vetëm një konsultim me policinë.
“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, ka deklaruar Haradinaj për Klan Kosova.
Ai më tej thotë se policia është treguar korrekte ndaj tij.
“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, ka deklaruar Hardinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.