Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil dhe duhet t’i përfundojë çështjet e hapura me Serbinë.
Megjithatë, Haradinaj ka deklaruar se opozita mund ta rrëzojë qeverinë kurdo që t’i ketë numrat.
“Përderisa ne nuk kemi as një temë të hapur brenda partnerëve të koalicionit unë e konsideroj këtë koalicion stabil. Jemi këtu dhe në çdo situatë që opozita i bënë numrat le të veprojë”, është shprehur Haradinaj për “Epoka e Re”.
Ai ka vlerësuar se AAK-ja është në situatën më të mirë të mundshme dhe, sipas tij, mobilizimi i strukturave dhe vendimet e qeverisë kanë bërë që kjo parti të ketë mbështetje të madhe popullore.
Daut Haradinaj nuk ka dashur ta komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator, por ka thënë se është i nevojshëm uniteti i brendshëm karshi Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.