×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj uron Kurban Bajramin: Bashkë jemi të pathyeshëm

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 22:20

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka uruar të gjijthë besimtarët e fesë Islame, për festën e Kurban Bajramit.


    Ai bëri thirrje që kjo ditë e sakrificës të jetë udhëzues i yni për harmomi dhe begati në familjet tona.

    “Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Qytetarë të dashur të Prishtinës, Pranoni urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit. Kjo ditë e sakrificës le të jetë udhëzues i yni për harmomi dhe begati në familjet tona. Duke aspiruar për paqe e mirësi, tregojmë që ne kemi përqafuar gjithmonë rrugën e drejtë, dhe të drejtit janë gjithmonë fitues. Dhe ne ashtu jemi, bashkë, solidarë dhe të pathyeshëm. Me Fat”, ka thënë Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!