×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj veteranëve: Pushteti me Radoiçiqin ua ndalën benefitin që ju e meritonit

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 17:13

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes përmes bashkëpunimit me Millan Radoiçiq, kanë arritur t’ua ndalojnë një benefit të merituar nga veteranët.

    Reagimi i tij vjen pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila teksa bisedon me përgjegjësin e sulmit terrorist në Banjskë në shtatir të vitit të kaluar.

    “Të çmuar bashkëluftëtarë, e di që jeni merzitë nga komunikimet publike mes pushtetit dhe terroristit serb në kërkim Radoiçiq, edhe unë jam i mërzitur! Përmes këtij bashkëpunimi, e vërtetë që kanë arritë me e ndalu një benefit të merituar nga ju, por mos harroni se ne bashkë në një kohë i kemi mundur e zbrapsur shefat e tyre që ishin shumëherë më të fuqishëm dhe pa asnjë benefit. Soji i tyre duhet të jenë pengesë shumë e vogël në krahasim me atë që ne kemi jep dhe jepim për vendin tonë.”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!