×
  • Lajme
  • Lajme

    Debat i ashpër në Kuvend për simbolet shtetërore: Zv.kryeministrja Balaj-Halimaj akuzon VV-në se i hoqi nga zyra

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 11:46

    Zv.kryeministrja e Kosovës nga radhët e NISMA-s, Albulena Balaj-Halimaj, ka dhënë një deklaratë shqetësuse në seancën e Kuvendit.


    Ajo ka thënë se kur ka hyrë në zyrën që i takon asaj si zv.kryeministre nuk i ka gjetur simbolet e shtetit.

    “As flamurin as deklaratën e pavaresisë së Kosovës.

    Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se deklarata e zv.kryeministres është shqetësuese dhe e pyeti atë se në cilën zyrë është vendosur ajo.

    “A je në zyrë të Hotit apo të Haki Abazi”, e pyeti Krasniqi zv.kryeministren Balaj-Halimaj, shkruan Reporteri.net.

    Kjo e fundit mori fjalën sërish duke thënë se ka gjetur edhe zyrat e shkatërruara.
    “Kam parë zyra të shkatërruara, nuk ka pasur flamur, deklaratë të pavarësisë, ka qenë gati e shkatërruar, por administrata është duke punuar”, tha Balaj-Halimaj.

    Ndaj kësaj të fundit ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i cili i quajti shpifje.

    “Deklaratat janë të pavërteta. Nuk e di në cilën zyrë ka shkuar, nuk e di a e di edhe kjo. Këto janë shpifje, keni parë paraqitje publike gjatë qeverisë Kurti, asnjëherë nuk janë larguar simbolet shtetërore. I vetmi dekor është shtimi i portretit të Skenderbeut. Kushdo që ka dyshime të ngritni ekipe të kësaj çfarë the, dhe çfarë po thonë përfaqësuesit e qeverisë”, tha Selimi, shkruan Reporteri.net.

    Zv.kryeministrja Halimaj-Balaj insistoi se nuk i ka gjetur simbolet në zyrën ku është vendosur.

    “Kam informacione se e ka shfrytëzuar kabineti i z.Kurtit për punë të tyre. Nuk jam për ta sulmuar por për ta thënë të vërtetën”, tha ajo.

    Reagoj sërish Rexhep Selimi nga VV i cili kërkoi nga zv.kryeministrja të nxjerr faktet.
    “Nxjerrni faktet, folni cka keni, se jeni duke e tepru me shpifje. Nëse keni diçka për simbole nxjerrni fotografitë”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!