×
  • Lajme
  • Lajme

    Debat Plus: Vjosa Osmani nesër në ora 14:00 e takon Lumin Abdixhikun për çështjen e Presidentit

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 21:27

    Nesër do të zhvillohet takimi i shumëpërfolur në mes të Vjosa Osmanit dhe kreut të LDK Lumir Abdixhikut, në ora 14:00 ku pritet të diskutohet rreth votës pro a po kundër për president.


    Kështu ka bërë të ditur Ermal Panduri në Debat Plus.

    Ndonëse LDK as nuk ka mohuar e as pohuar nëse do të votojnë Osmanin, ani pse Abdixhiku disa ditë më parë kishte thënë se nuk duhet të votohet një president partiak, një mendim të tillë nuk e ka Xhafer Tahiri i LDK’së i cili në këtë debat tha se nuk duhet të ketë votë kundër Vjosa Osmanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!