Në oborrin e rektoratit të UP’së sot pritet të protestohet duke u kërkuar përjashtimi i Ardian Kastratit i cili në këtë universitet është profesor.
Një status në Facebook rreth një gruaje mbipeshë nga ana e deputetit dhe profesorit universitar Ardian Kastrati ka ngjallur reagime të shumta.
Për këtë arsye është paralajmëruar edhe protestë sot për në ora 11:00.
“Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit”, shkroi Rron Gjinovci në Facebook, i cili udhëheq me ORCA, organizatë për rritjen e cilësisë në arsim.
Deputeti i PDK’së, Ardian Kastrati, ka cituar pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.