×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e Kurtit për shaminë ‘i bie në sy’ njeriut të Erdoganit

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 21:09

    Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e lidhur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ka “mbajtur shënim” sot rreth deklaratave të kryeministrit Kurti për shaminë duke e postuar atë të plotë.

    Atalay i cili sipas mediave operon si dorë e zgjatur e Erdogan, me Kurtin ka lidhje nga e kaluara.

    Gjatë një vizite në Turqi sa Kurti ishte në opozitë, Atalay e kishte shoqëruar në të gjitha vizitat.

    “Kryeministër i Kosovës@albinkurti në një deklaratë për media tha se #shamiat dhe #elementet tjera fetare nuk duhet të ndalohen në jetën publike të qytetarëve në Kosovës. Duke shtuar se kufiri për të lejuar shaminë duhet të jetë në moshën 16 vjeç, Kurti tha: “Mendimi im është që shamia dhe elementet e tjera fetare të mos ndalohen në publik dhe të jemi të lirë. Unë thashë që mosha 16 vjeç duhet  të jetë pragu”, shkroi Atalay në rrjetin social Twitter.

    https://twitter.com/atalay_osman/status/1558086478634393600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1558086478634393600%7Ctwgr%5Ebc45163a7cf2912be13c218ff809cec592cfe6af%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fdeklarata-e-kurtit-per-shamine-i-bie-ne-sy-njeriut-te-erdoganit-osman-atalay%2F

    Kush është Osman Atalay?

    Sikurse shihet në fotografi, Osman Atalay, është njëri ndër përfaqësuesit kryesorë të organizatës IHH në Turqi. IHH është organizatë humanitare turke e themeluar në vitin 1992 dhe e cila aktualisht vepron në 135 shtete të ndryshme të botës.

    Opinioni ndërkombëtar është njoftuar më për së afërmi me këtë organizatë në vitin 2010. Më 31 maj 2010, IHH e nisi një flotë prej 6 anijesh, përfshirë anijen e famshme “Mavi Marmara”, në drejtim të Gazës, në Palestinë, e cila asokohe ishte nën bllokadën izraelite.

    Forcat speciale izraelite zbarkuan në “Mavi Marmara” derisa ajo qëndronte 130 kilometra larg bregut izraelit, duke lënë të vdekur 10 aktivistë të IHH-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!