×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e vjetër e Donika Gërvallës: Do të dërgoj materiale në Hagë sapo të formohet Specialja

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 21:49

    Zyrtari i PDK-së, Gani Koci ka postuar në Facebook një deklaratë të para disa viteve të ministres së tanishme të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.


    Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

    “Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

    “Gjykata Speciale ende nuk është institucion që një qytetar t’i drejtohet, brenda mundësive që kam patjetër (se do t’i drejtohen), sa do të merren në konsideratë është gjë tjetër”, ka thënë Gërvalla.

    ë mate

    https://www.youtube.com/watch?v=Uw0wVYVkyLk

    Gërvalla tani është ministre e Jashtme e Kosovës në Qeverinë Kurti 2. Ajo mori kritika edhe për fjalimin e saj në KS të OKB-së kur tha se shqiptarët kishin qenë viktima të holokaustit sikur cifutet dhe serbët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!