×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet Ministria e Shëndetësisë: Vendimet e sotme të Qeverisë janë marrë sipas propozimeve tona

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 19:29
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim lidhur me interpretimet e ndryshme rreth masave të fundit anti COVID-19 në Kosovë.


    Sipas kësaj ministrie, vendimet e sotme të janë marrë sipas propozimeve të MSH-së bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, e cila gjatë këtij muaji ka rezultuar të jetë më e qetë.

    “Parimisht, mbesin në fuqi pothuajse masat e njëjta përveç heqjes së orës policore në komunat në ‘zonën e kuqe’, e cila tashmë si masë nuk ka ndonjë ndikim pozitiv si dhe kthimi i mësimit me prani fizike në fakultete, duke respektuar Manualin për parandalimin e përhapjes dhe luftimin e COVID-19”.

    “Sa i përket Bordit këshillëdhënës për COVID-19, sipas mandatit që ka, ky bord është trup këshillëdhënës që i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë dhe jep këshilla sipas kërkesave të ministrit për çështje të lidhura me COVID-19”, thekson njoftimi.

    Ndryshe, gjatë ditës, mikrobiologu Lul Raka, ka dalë kundër lirimit të masave që u prezantuan sot nga Qeveria e Kosovës.

    Raka ka thënë se për këtë vendim, Qeveria në detyrë nuk u konsultua fare me bordin këshilldhënës.

    Raka, tutje është shprehur se është kundër lirimit të masave në këtë kohë duke thënë se mundësohet përhapja e infeksionit në komunitet.

    Kundër lirimit të masave ka dalë edhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, të cilët e kanë quajtur skandaloz lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

    Nga FSSHK kanë kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe ekspertët e shëndetësisë që të distancohen nga veprime të tilla.

    Sot, Qeveria në detyrë ka zyrtarizuar lehtësimin e masave duke u hequr ora policore për qytetarët në qytetet në zonë të kuqe. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!