×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Deklarohet Prokuroria Speciale, Ministrja Hajdari mbrohet në heshtje

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 15:07

    Prokuroria Speciale është deklaruar pas intervistimit të sotëm të ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një njoftimi për media, u tha se Hajdari “është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore”.

    “Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftim.

    Hajdari ka thënë sot para gazetarëve se nuk është intervistuar sot por ka ardhë që të japë sqarime pranë prokurorisë për Legjislacionin që është në fuqi për rezervat shtetërore.

    “Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet që kanë nevojë t’i marrin”, tha Hajdari para gazetarëve./Reporteri.net/.

    Pas rreth 3 orëve, Ministrja Hajdari përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!