×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni i Listës Serbe në Berlin, takime në kabinetin e Merkelit

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 15:49

    Delegacioni i Listës Serbe ka udhëtuar ne Berlin ku sot do te këtë një mori takimesh ne Bundestag, ministri te punëve te jashtme dhe kabinetin e kancelarka Angela Merkel.


    Delegacionin e Listës Serbe e udhëheq kryetari i saj Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtic dhe anëtari i kryesisë Bratislav Nikolic.

    Ky delegacion se pari do te takohet me disa deputet te bundestagut gjerman, kurse pastaj edhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, Matijas Luternbergun dhe do te kenë takime edhe ministrin e punëve te jashtme.

    Me zyrtaret e Larte gjerman Delegacioni i Listës Serbe do te bisedoje lidhur me situatën ne Kosove pas zgjedhjeve si dhe mbi gjendjen e popullatës serbe ne Kosove, thuhet ne komunikatën e Listës Serbe.

    Eshte paralajmëruar qe ne diten e dyte te vizitës Delegacioni i Listes serbe nenkryetari i Listes Serbe Dalibor Jevtiq te takohet me emisarin special per dialogun Beograd- Prishtine te presidentit te SHBA dhe ambasadorin ne Berlin Riçard Grenel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!