×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni serb në Bruksel: Ende nuk ka marrëveshje me Kosovën

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 20:14

    Delegacioni i Beogradit në dialogun me Kosovën, ka thënë për Tanjug se në Bruksel ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me Prishtinën.


    Zëdhënësi i BE-sw, Peter Stano shkroi në Twitter se takimi midis kryenegociatorëve të Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi, me ndërmjetësinë e të dërguarit special të BE për dialog Miroslav Lajçak, nuk ka përfunduar dhe se bisedimet po vazhdojnë.

    “Negociatat po vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës,” shkroi Stano në Twitter.

    Më herët, kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi ka thënë se në Bruksel është arritur një marrëveshje.

    Bislimi deklaroi se drafti përfundimtar është arritur dhe se pritet vetëm miratimi i Beogradit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!