×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra kritikon Qeverinë: E filluat mbrapsht duke shantazhuar opozitën, tash nuk figuron askund reforma zgjedhore

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 11:42

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar ashpër programin qeverisës të Qeverisë Kurti 2.


    Deliu-Kodra gjatë fjalimit të saj ka thënë se programi qeverisës është program synimesh e dëshirash për të kalkuluar në vota elektorale dhe se nuk i ngjan një program qeverisës implementues, shkruan Reporteri.net.

    “Programi qeverisës që na kanë sjellë Qeveria e Kosovës, më 55 ditë me vonesë, nuk i përngjan aspak një programin qeverisës implementues, s’ka as afate kohore e as kosto buxhetore. Për më tepër është program synimesh e dëshirash të kalkuluar në vota elektorale”, deklaroi ajo në Kuvend.

    Deliu theksoi se Qeveria Kurti ka filluar mbrapsht qeverisjen.

    “E keni filluar mbrapsht qeverisjen, duke shantazhuar opozitën, duke propozuar ligjin për zgjedhje. E pash që në planin qeverisës, nuk figuron askund reforma zgjedhore, e që në ditën e parë e kishit me urgjencë. Qeveri e cila ka plotë gojën për kujdesin qytetarëve, e në të njëjtën kohë refuzon vaksinat dhe nuk bënë asnjë hap për të siguruar ato”, shtoi ajo.

    Seanca e sotme është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme e cila u zhvillua të hënën.

    Seanca e jashtëzakonshme u thirr bazuar në kërkesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, me temën: Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!