×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi në Facebook

    Deliu-Kodra: Kurti ka ndërtuar karrierën e tij politike duke njollosur të tjerët

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 10:42

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar në lidhje me Ligjin e Amnistisë të vitit 2013, e i cili nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti dhe anëtarë të Qeverisë si ligj që i fal kriminelët e luftës.

    Ajo e ka akuzuar Kurti për gjuhë përçarëse, shpifje politike dhe, siç tha ajo, “përdorim të dhimbjes së shqiptarëve për përfitime politike”.

    Postimi i plotë:

    Albin Kurti ka ndërtuar karrierën e tij politike duke njollosur të tjerët, duke përhapur përçarje mes shqiptarëve dhe duke sulmuar këdo që mendon ndryshe. Sot, kjo retorikë po e dëmton rëndë unitetin kombëtar, në Kosovë dhe përtej saj.

    Së fundmi, ka shpifur edhe për mua dhe kolegët e mi, duke thënë se kinse me Ligjin për Amnistinë të vitit 2013 kemi falur kriminelë serbë. Kjo është gënjeshtër.
    Ky ligj nuk ka përfshirë as vrasje, as krime të luftës. Ka qenë pjesë e një procesi të vështirë politik, por kurrë nuk ka pasur qëllim të falë kriminelë.

    Ndërkohë, Albin Kurti, si kryeministër, e ka lavdëruar publikisht Oliver Ivanoviqin, një njeri të lidhur me dhunën ndaj shqiptarëve në Mitrovicë. duke e quajtur “të përkushtuar për komunitetin e tij”. Kjo është një fyerje e rëndë për viktimat dhe familjet e tyre.

    Po kjo qeveri ka bashkëpunuar edhe me njerëz të lidhur me Milan Radoiçiqin, për të përjashtuar veteranët e UÇK-së nga e drejta për pagën minimale. Kjo është e padrejtë dhe e dhimbshme.

    Albin Kurti mund të manipulojë fjalët, por nuk mund ta ndryshojë të vërtetën: përdorimi i dhimbjes së shqiptarëve për përfitime politike është i papranueshëm dhe i pafalshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!